Cila deputete e uroi sot babanë e saj mësues?
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e ka uruar sot babanë e saj, Ekremin, për ditën e mësuesit.
Njëherësh, Arbëresha e ka falënderuar babanë, që ishte mësuesi shembull se si duhet tejkaluar çdo sfidë e vështirësi që sjellë jeta.
Ky është urimi i deputetes për babanë e saj, Ekrem Kryeziu, profesor i gjuhës shqipe në Gjilan:
Sa shumë u gëzova kur pashë këtë foto të babit dje. Si çdo 7 Mars tjetër, edhe këtë vit ka marrë dhuratë nga nxënësit e tij.
Ajo që më gëzon edhe më shumë, është fakti që për babin ka më tepër se vetëm një 7 Mars gjatë vitit.
Sepse vazhdimisht e kontaktojnë dhe e vizitojnë nxënësit e gjeneratave të shumta që ka përcjellë.
Ku ka më mirë se kaq.
Prandaj sot, dua t’i urojë Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Dua ta falenderojë që është mësuesi ynë shembull se si duhet tejkaluar çdo sfidë dhe vështirësi që na vjen në jetë. Por, mbi të gjitha, dua ta falenderojë që vazhdon të mbetet FORCA jonë.
Urime 7 Marsi babi, për ty dhe të gjithë mësuesit gjithandej shqiptarisë, qoftë kjo dita e festës së dijes që kaloni gjeneratë pas gjenerate, përfundon deputetja Kryeziu-Hyseni./Mediafokus.info

