Cila mbretëreshë e Iranit kishte gjak shqiptari?
Irani, dikur trualli ku shtrihej një pjesë e Persisë, ka pasur në shekullin XX një mbretëreshë shqiptare për 10 vjet, shkruan portali njekomb.org.
Princesha Favzia ka lindur në Aleksandri, më 5 nëntor 1921. Ishte vajza e madhe e Mbretit Fuad me gruan e tij të dytë, Nazli Sabri.
Stërgjyshi i Princeshës Favzia ishte major-gjeneral Muhammad Sharif Pasha, kryeministër dhe ministri i Punëve të Jashtme.
Një nga stërgjyshërit e saj ishte Sulejman Pasha, një oficer i ushtrisë franceze, i cili ka shërbyer nën Napoleonin, më vonë u konvertua në islam. Ai mbikëqyri një riorganizim të ushtrisë egjiptiane.
Përveç motrave, Faiza, Faika e Fathia dhe vëllait, Farukut, ajo kishte dy gjysmë vëllezër e motra nga martesa e mëparshme e të atit të saj.
Burimet shkruajnë se Princesha Favzia, ishte arsimuar në Zvicër. Fliste rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht, përveç gjuhës së lindjes, arabisht.
Favzia ishte martuar me trashëgimtarin e fronit të Iranit, Mohamed Reza Pahlavi.
Martesa e Princeshës Favzia me Princ Mohammad Reza Pahlavin e Iranit ishte planifikuar nga babai i këtij të fundit, Reza Shah.
Një raport i de-klasifikuar i CIA-s, në maj të vitit 1972, e përshkroi këtë bashkim si një lëvizje politike.
Kur princesha shkoi në Teheran, Irani ishte në shok nga furnizimet me energji dhe ujë. Teherani ishte ende i prapambetur dhe primitiv.
Pas martesës, Princeshës i është dhënë shtetësi iraniane. Menjëherë pas ngjitjes së burrit të saj në fron (1941), mbretëresha Favzia u shfaq në kopertinën e revistës “Life”.
Me Mohammad Reza Shah Pahlavi ajo kishte një vajzë, Princeshën Shahnaz Pahlavi (1940).
Martesa e tyre nuk pati sukses. Mbretëresha Favzia u vendos në Kajro, në maj të vitit 1945 për të marrë një divorc egjiptian.
Arsyeja për kthimin e saj ishte se ajo shihte Teheranin si një vend të pazhvilluar në krahasim me Kajron, që ishte një qytet modern dhe kozmopolit.
Raportet e CIA-s pretendojnë se Princesha Favzia është tallur dhe e ka poshtëruar Shahun për shkak të dobësisë së tij, duke çuar në ndarjen e tyre.
Në librin e saj Ashraf Pahlavi, motra binjake e Shahut, argumenton se ishte Princesha dhe nuk ishte Shahu që bëri divorc.
Në njoftimin zyrtar të divorcit, ajo u shpreh se “klima persiane kishte rrezikuar shëndetin e perandoreshës Favzia dhe se për këtë arsye u dakorduan për divorc”.
Në një deklaratë zyrtare, Shahu tha se shpërbërja e martesës “nuk mund të ndikojë me çdo kusht në marrëdhëniet ekzistuese miqësore midis Egjiptit dhe Iranit”.
Pas divorcit, Princesha Favzia ka kryesuar gjykatën egjiptiane.
Më 28 mars 1949, në Kajro, Princesha Favzia është martuar me kolonelin Ismail Chirine. Ai ishte diplomuar në Cambridge dhe kishte qenë një herë ministër egjiptian i luftës dhe marinës. Kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Me flokë të errëta, lëkurë të zbehtë dhe sy madhështor, Favzia ishte një nga femrat më të bukura në Kajro, kur ai ishte një nga kryeqytetet më të kërkuar të botës. Shumë iranianë e mbajnë mend atë si më të mirën nga të tri gratë e Shahut.
Princess Favzia ka jetuar në Aleksandri, Egjipt, ku vdiq më 2 korrik 2013, në moshën 91-vjeçe. Ajo u varros në Kajro.
Në mediet londineze thuhej se Favzia, bija e Fuadit, mbretit të Egjiptit dhe motra më e re e mbretit Faruk, kishte gjak mbretëror. .
“Një vajzë e trembur, vajzë e bukur me sy blu dhe flokë të zeza”, u përshkrua Favzia nga shkrimtari egjiptian, oborrtari Adel Sabit./Mediafokus/

