Cilat pajisje shtëpiake po ‘ju fikin’ me rrymë
Kriza energjetike pushtoi botën dhe së fundmi, ajo po e afekton edhe Kosovën.
Me uljen e temperaturave është rritur kërkesa për shpenzim të lartë të rrymës që për dallim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është në rritje rekorde prej 21 për qind.
Pajisjet që më së shumti shpenzojnë rrymë janë kryesisht ato pajisje që përdoren për ngrohje.
“Radiatorët dhe kaldaja marrin rreth 75% të shpenzimit të energjisë elektrike dhe bojlerii cili merr pjesë rreth 45% të shpenzimit të energjisë elektrike”, thuhet nga KEDS.
Ky institucion sugjeroi që të evitohet ngrohja me rrymë, si dhe pajisjet që harxhojnë shumë të shfrytëzohen pas orës 22:00.
Edhe qytetarët duket se janë të informuar për pajisjet shtëpiake që po ‘i fryjnë’ faturat, por zor se mund të kursejnë.

