Cilësimi i Bajram Gecaj: “Komandantët” e vezëve nga njësiti i pulave!
Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, aktit të sulmimit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Abdullah Hoti, i ka dhënë një cilësim interesant.
Ai ka shkruar se këtë e bënë ‘komandantët e vezëve nga njësiti i pulave’.
“Ata që dje, me votën pro në parlamentin e Kosovës, “mbrojtën” Çakorrin e Zhlepin nga Mali i Zi, pretendojnë që sot, me vezë, të “mbrojnë” Kosovën nga kthimi i Rusisë dhe Serbisë! Fatkeqësisht ende ka të tillë që e besojnë tregimin e ujkut (është ujku, është ujku)!”, ka shkruar Gecaj, në prifilin e tij në Facebook./MediaFokus/

