Cili është emri dhe mbiemri më i zakonshëm në Kosovë?
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin tematik për “Emrat dhe Mbiemrat në Kosovë”, këto të dhëna janë marrë nga regjistrimi i popullsisë, ekonomitë familjare dhe Banesave (ReKos) 2024.
Sipas ASK’së, emri më i shpeshtë në Kosovë është Fatime, teksa mbiemri më i shpeshtë është Krasniqi.
“Sipas të dhënave të dala nga Regjistrimi i Popullsisë (ReKos 2024) emri më i shpeshtë në Kosovë është emri i gjinisë femërore FATIME me gjithsej 6 339 persona që përfaqësojnë 0,40 % të popullsisë rezidente”, thuhet në raport.
Emrat më të zakonshëm, top 10-shja:
:

“Sa u përket mbiemrave, mbiemri më i përhapur ishte mbiemri KRASNIQI me gjithsej 50 236 persona, që përfaqësojnë 3,17 % të popullsisë rezidente”, thuhet tutje në raportin e ASK’së.
Mbiemrat më të zakonshëm, top 10-shja:


