Cili grup i gjakut është më pak i rrezikuar nga koronavirusi
Hulumtusit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, së fundmi kanë kryer një studim, sipas të cilit edhe grupi i gjakut luan një rol në infektimin me koronavirus.
Hulumtuesit kanë analizuar 2173 individë, të cilët ishin hospitalizuar me Covid-19 në Wuhan.
Ata gjetën se personat me grupin A të gjakut ishin shumë më të prekur nga kjo sëmundje infektuese.
Ndërkaq, personat me grupin O të gjakut ishin më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje.
Sipas shkencëtarëve, këto gjetje ende nuk janë verifikuar, prandaj nuk do të thotë që personat me grupin 0 të gjakut të mos mbrohen ose të mos kenë kujdes.
Gjithsesi, nëse këto gjetje do të verifikohen, atëherë do t’I ndihmonin të gjithë shkencëtarët, në zbulimin e vaksinës dhe terapive anti-virale për trajtimin e këtij virusi. / Medical News/mediafokus.info

