Cilin kandidat duhet ta mbështesin shqiptaro-amerikanët, Trumpin apo Bidenin

Shqiptaro-amerikanët janë të ndarë sa i përket mbështetjes së kandidatëve për presidentë të SHBA-ve, shkruan gazeta online Mediafokus.info

Duke qenë se shqiptarët atje janë një komunitet me ndikim dhe kanë një lob të fuqishëm, ata kanë marrë ftesa nga të dyja kampet.

Dilema se cilin kandidat duhet përkrahur është e madhe. Shqiptarët nuk mund t`ia kthejnë shpinën një kandidati demokrat, për arsye se ishte presidenti Klinton ai që i dha fund shtypjes serbe në Kosovë.

Klintonët (Bill e Hillary) njohen si miq të mëdhenj të Kosovës, por për Kosovën kanë bërë mjaftueshëm edhe republikanët, familja Bush (babë e bir), njëri me ‘vijën e kueqe’ dhe tjetri me pavaresine.

Eshte e vertete se Biden nuk ka bere ndonje gje te veçante per Kosoven gjate kohes se tij si ndihmespresident i SHBA-ve ne mandatin e Obames. Deri me tani nuk eshte pare qe demokrati Biden ta kete pasur publikisht mbeshtetjen e familjes Klinton.

Trump, i cili duket se nuk ka shumv njohuri për Kosovvn dhe konfliktin shqiptaro-serb bëri disa lëvizje në kohët e fundit dhe arriti t`i detyrojë palët në pranimin e një marrëveshje ekonomike, por qv nv prapavijë tv saj eshte interesi zgjedhor.

Kongresisti amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, i ka reaguar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi ky i fundit në një tubim parazgjedhor ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Washington i ka dhënë fund një lufte 400-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë.

Engel ia ka kujtuar Trumpit që lufta e Kosovës ka përfunduar më 1999 dhe se ka qenë presidenti Bill Clinton dhe NATO-ja që i kanë dhënë fund një konflikti të tillë.

“I dashur president Donald Trump. Lufta e Kosovës ka përfunduar para më shumë se dy dekadave. Ti nuk e ke përfunduar atë”, ka shkruar Engel.

 “Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë bërë. Sinqerisht, kongresisti Engel”, ka shtuar tutje.

E, derisa ne në Kosovë mund edhe të anojme, shqiptaro-amerikanët duhet të mbështesin njërin ose tjetrin. Vendimi i tyre duhet të jetë i arsyeshëm.

Kosova beson te Amerika, pavarësisht se kush udhëheq atje administratën shtetërore. Lidhja shqiptaro-amerikane shkon përtej interesave politike./Mediafokus.info