Çitaku i reagon Petkoviqit: Mësoji agjentët tu si shkruhet UÇK
Disa grafite “UQK” janë shkruar në muret e shtëpive të serbëve në një fshat të komunës së Lipjanit.
Grafitet e dyshimta, me gabimin drejtshkrimor për akronimin UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), janë përdorur në formë propagande nga mediat e zyrtarët serbë për t’u viktimizuar.
Dhe, e gjitha ka ndodhur përderisa raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, po qëndron në Kosovë.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj drejtorit të zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili ka shpërndarë fotografitë e grafiteve, duke iu drejtuar von Cramonit për kërcënimet që sipas tij, përjetojnë serbët e Kosovës.
“Oh Zot. Ndaluni. Është e turpshme. Të paktën është dashur t’ua mësosh agjentëve të tu se si shkruhet drejt UÇK”, ka shkruar Çitaku, duke iu drejtuar Petkoviqit.
Petkoviqit i ka reaguar edhe deputeti Behgjet Pacolli, duke thënë se provokimet e përhershme nga zyrtarët serbë ndaj Republikës së Kosovës, janë bërë një gjendje mentale e tyre.
No one wishes for war. No one.
Having survived one, I know.However, sometimes fighting is the only way to make sure life goes on.
Sometimes fighting is the only way to preserve freedom & dignity.
My heart goes out to all the #Ukrainian women & men who are fighting tonight🇺🇦❤️
— Vlora Çitaku 🌻 (@vloracitaku) February 27, 2022

