Ç’janë këta fëmijë që kërcënojnë me thika

Katër të mitur, në dy raste të ndara, janë arrestuar për kanosje, përkatësisht armëmbajtje pa leje.

Prishtinë 01.03.2022 – 09:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të mitur, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e thikës kanë kërkuar 10 euro nga viktima mashkull kosovar  (i mitur). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

Lipjan 26.02.2022 – 12:40. Me 02.03.2021. Është raportuar se me 26.02.2022 i dyshuari i mitur mashkull kosovar nxënës i shkollës kishte pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me thikë viktimën femër kosovare (nxënëse). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)