Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prezanton raportin e saj të fundit të Tranzicionit 2021-2022. (Banka Qendrore e Kosovës, ora 9:30)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe formimi i grupit punues si dhe njoftohet lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport formon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve që janë në procedurë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton Planin e Performancës për vitin 2022 të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit si dhe shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:30)