Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 15 mars 2022.

Prokurori i rastit Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj – deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 9:30-16:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Shërbimi i sigurimit fizik në KEK mban protestë. (Nisja në orën 10:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës).

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme – debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

INDEP shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

NDI organizon konferencën e dhjetëvjetorit të Javës së Gruas. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00-16:00)

Lëvizja “FOL” publikon raportin “Performanca e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021″. (Lëvizja FOL, rr. “Andrea Gropa” Prishtinë, ora 11:00)