Çka duhet të ndryshoni në menynë tuaj ushqimore nëse keni probleme me sheqerin në gjak

Ajshe Leka – dietologe&nutriciste

(Për një person me diabet, dieta e duhur, stërvitja e rregullt dhe mjekimi – janë shumë të rëndësishme).

Mungesa e insulinës ose pamundësia për të përdorur insulinë, mund të rezultojë me një rritje të niveleve të sheqerit në gjak, duke çuar kështu në diabet.

Kurse, rritja e vazhdueshme e niveleve të sheqerit në gjak, mund të shkaktojë dëmtimin e enëve të gjakut dhe qelizave nervore.

Jo vetëm kaq. Gjithashtu mund të ndikojë në organet e tjera të trupit, duke çuar në humbjen e shikimit, dëmtimin e veshkave dhe një rrezik më të lartë të sëmundjeve dhe goditjeve në tru.

Kjo situatë mund të kontrollohet vetëm duke ulur nivelet e sheqerit në gjak përmes një diete të shëndetshme, stërvitjes dhe marrjes së duhur të ilaçeve në kohë të rregullt.

Dieta luan një rol jetësor në menaxhimin e diabetes mellitus. Dieta e një personi diabetik duhet të përbëhet nga ushqimet e përditshme, të përfshira në sasitë e nevojshme, për të mbajtur një peshë ideale trupore dhe për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Ushqimet e mëposhtme duhet të përfshihen në dietë për të mbajtur një nivel të shëndetshëm të sheqerit në gjak.

Farat Kia

Farat Kia janë një burim i pasur me antioksidantë, acide yndyrore omega-3, fibra dhe magnez. Të gjitha këto janë lëndë ushqyese të rëndësishme për të zvogëluar rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe komplikimet e diabetit. Këshillohet që një i rritur të konsumojë 24 – 33 g fibra në varësi të moshës dhe gjinisë së tyre.

Fara kungulli

Farat e kungullit janë një burim i pasur me magnez, fibra dhe acide yndyrore të shëndetshme.Shumë shpesh shihet te pacientët me diabet që për shkak të rezistencës ndaj insulinës kanë nivele të ulëta të magnezit, që është një nga arsyet e diabetit. Konsumimi i ushqimit të pasur me magnez ka treguar se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit.

Arra

Arrat janë një burim i shëndetshëm i fibrave, proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme.Fibrat e tretshme dhe të patretshme në arra mund të ndihmojnë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak,ulin peshen e tepert, të zvogëlojnë kolesterolin dhe të ulin rrezikun e komplikimeve të diabetit.

Drithërat e plota

Drithërat kanë përmbajtje më të lartë të proteinave dhe lëndëve ushqyese dhe janë gjithashtu të pasura me minerale, vitamina dhe antioksidantë. Studimet kanë treguar se konsumimi i bukës me drithëra te plota se përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak tek njerëzit me obezitet.

Kanellë

Studimet kanë treguar se konsumimi i kanellës ka ndihmuar në uljen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet. Kanellën mund ta konsumoni duke e vënë mbi patate të ëmbla ose karota të pjekura, duke e trazuar në çaj ose qumësht të ngrohtë dhe duke e spërkatur me bollgur në vend të sheqerit

Domate

Domate të freskëta janë një nga ushqimet me një indeks të ulët glicemik (GI) dhe përmbajtje të lartë të fibrave, faktorët që e bëjnë një person të ndihet i ngopur për një periudhë më të gjatë. Studimet kanë treguar se konsumimi i 1-2 domate në ditë kishte ulur presionin e gjakut tek pacientët me diabet pas 8 javësh. Pra, është e sigurt të thuhet se, konsumimi i domateve gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare që lidhen me diabetin e tipit 2.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë një burim i mirë i vitaminës C dhe antioksidantëve. Mjekët thonë se konsumimi i luleshtrydheve ul komplikimet e trurit dhe veshkave te pacientët me diabet. Jo vetëm vlera ushqyese, luleshtrydhet janë një frut shumë i shijshëm që mund të përfshihet në vaktin tuaj. Megjithëse, duhet të theksohet se një filxhan luleshtrydhe përmban 7 g sheqer, kështu që pacientët me diabet duhet ta marrin parasysh këtë dhe të shmangin shtimin e sheqerit në të.

Avokado

Avokado është një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme, vitaminave, fibrave dhe mineraleve. Avokadot janë një nga burimet kryesore për kalium, vitamina C, E dhe K, luteinë dhe beta-karoten. Studimet kanë treguar se ushqimi që përmban yndyrna të shëndetshme rrit ngopjen. Konsumimi i këtyre yndyrave të shëndetshme zvogëlon tretjen e karbohidrateve duke ruajtur kështu një nivel të qëndrueshëm të sheqerit në gjak. Gjysma e një fruti të avokados përmban rreth 6 – 7 gram fibra, marrja e të cilave mund të zvogëlojë komplikimet dhe rreziqet e diabetit.

Xhenxhefil

Kur një ushqim me bazë bimore ka një përmbajtje të lartë të antioksidantëve quhet një ushqim anti-inflamator. Këto ushqime ndihmojnë në uljen e inflamacionit, që do të thotë se mund të ndihmojnë në trajtimin e simptomave dhe rreziqeve afatgjata të sëmundjeve të tilla si diabeti. Për shkak të antioksidantëve të lartë, xhenxhefili gjithashtu ka veti anti-inflamatore. Bazuar në studimet e fundit, xhenxhefili është treguar se zvogëlon nivelet e sheqerit në gjak, duke përmirësuar kështu ndjeshmërinë e tyre ndaj insulinës. Mënyra më e mirë për të konsumuar xhenxhefilin është që ta qëroni atë të freskët në ujë të valë dhe të bëni çaj xhenxhefili ose përndryshe të shtoni xhenxhefil të freskët në një sallatë të bërë në shtëpi si salcë.

Perimet me gjethe jeshile

Sipas studimeve të fundit të kryera, marrja e ulët e kaliumit është lidhur me një rrezik më të lartë të diabetit dhe komplikimeve të tij. Perimet me gjethe si spinaqi, lakra etj konsiderohen të jenë një burim i mirë i kaliumit. Një filxhan spinaq siguron 167mg kalium dhe një sërë vitaminash dhe mineralesh. Perimet me gjethe jeshile mund të konsumohen në smoothie, si salcë në sanduiçe, të skuqura me vaj ulliri në një omëletë ose duke i përdorur në salcën e makaronave.

Si përfundim, për një person me diabet, dieta e duhur, stërvitja e rregullt dhe mjekimi janë shumë të rëndësishme.