Çka është arresti i papritur kardiak (SCA)

Arresti i papritur kardiak (SCA) është një gjendje emergjente jetëkërcënuese, në të cilën zemra papritur ndalon së rrahuri. Nëse kjo ndodh, gjaku ndalon të rrjedhë në tru dhe në organet e tjera vitale. SCA zakonisht shkakton vdekje, nëse nuk trajtohet brenda pak minutash.

Vdekja e papritur kardiake (SCD) është një vdekje e papritur e shkaktuar nga humbja e funksionit të zemrës (arrest kardiak i papritur).

Vdekja e papritur kardiake është shkaku më i madh i vdekjes natyrore, duke shkaktuar rreth 325,000 të vdekjeve të të rriturve në Shtetet e Bashkuara çdo vit.

Vdekja e papritur kardiake është përgjegjëse për gjysmën e të gjitha vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Arresti kardiak i papritur nuk është sulm në zemër (infarkt miokardi). Sulmet në zemër ndodhin kur ka një bllokim në një ose më shumë arterie koronare, duke parandaluar që zemra të marrë mjaft gjak të pasur me oksigjen.

Nëse oksigjeni në gjak nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës, zemra dëmtohet. Në të kundërt, arresti i papritur kardiak ndodh kur sistemi elektrik në zemër funksionon dhe papritmas ritmi bëhet i parregullt, malinj dhe kërcënues për jetën.

Incidenca. Vdekja e papritur kardiake ndodh më shpesh tek të rriturit në mesin e të 30-tave deri në mesin e të 40-ve dhe prek meshkujt dy herë më shpesh sesa gratë.

Kjo gjendje është e rrallë tek fëmijët, duke prekur vetëm 1 deri në 2 për 100,000 fëmijë çdo vit. Sipas statistikave, 38.7 raste për 100,000 lindje të gjalla vdesin nga vdekja e papritur (të dhëna nga CDC).

PE dhe pse SCD te atletët është e rrallë.

Në popullatën më të re, shumica e SCD ndodhin kur luajnë sporte ekipore me një shfaqje 1 rast në një 100,000 deri 300,000 atletë, dhe më shpesh tek meshkujt.

Te atletët më të vjetër (35 vjeç e më lart), SCD ndodh më shpesh gjatë vrapimit në 15,000 vrapues dhe në 50,000 vrapues maratonë.

Prof. Asoc. Basri Lenjani MD.MSc. PhD
Klinika emergjnete -SHSKUK