Çka je tuj pritë prej Qeverisë?!
Shkruan: Saranda Bllaca-Ahmeti
Nuk ka shtet e qeveri në botë që të mbronë nga Covid-19 nëse Ti nuk don me mbrojtë veten.
Shteti nuk mundet me e percjellë cdo lëvizje që Ti bën, me të përcjellë në punë a po mbanë distancë sociale, me kënd po del me pi kafe, me ardhë në shpi e me të kontrollu se kush po hynë e kush po del mysafirë. Apo ndoshta edhe mundet, po mandej po ankohemi për kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (liria e lëvizjes).
Pse nuk nisemi secili prej nesh nga vetja, me marrë përgjegjësinë e me pyet veten se sa unë kontribuova në përmirësimin/përkeqësimin e kësaj situata?
Shumë e lehtë është mbrojtja prej virusit. Maskë, distancë sociale dhe pastrim i shpeshtë i duarve. Kaq. (Që secili prej nesh tashmë e din përmendësh këtë). Por sic duket, e kemi të vështirë mbajtjen e maskës, e sidomos distancën sociale e kemi problem me e mbajtë se “jemi shumë te dashur mes vehti”.
Natyrisht, e pa justifikueshme është vonesa e rezultatit të testit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, por pikërisht, duke i ditur kapacitetet e Institutit e kapacitetet e krejt Shtetit, ish dashtë me qenë më të përgjegjshëm ne vet qytetarët.
Jo të gjithë janë të pa përgjegjshëm ndaj kësaj situate, por disa prej tyre tashmë po infektohen nga papërgjegjësia e pjesës tjetër…
Unë edhe pse nuk jam në Kosovë, po e përcjelli gjendjen me përkushtim… E kur e lexoj se Kosova ndodhet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të infektimit me covid19, natyrisht se nuk ndihem aspak mirë. Por sinqerisht, cka po shoh në rrjetet sociale, ndeja familiare, ndeja shoqërore, festimi i ditëlindjeve etj – pa kurfar masash mbrojtëse e pa distancë sociale, bile pak është t’u u përhapë virusi në Kosovë.
(Autorja është ish-zëdhënëse e Degës së LDK’së në Gjilan dhe ish-asambliste e Kuvendit Komunal)


 
 
						 
						