Çka po ndodh, COVID-19 ka hyrë brenda krejt gjykatave

COVID-19 ka hyrë brenda thuajse të gjitha gjykatave në Shqipëri, duke bërë që të zvarriten dhjetra procese gjyqësore.

Në një lidhje live për ‘News24’, gazetarja Klodiana Lala theksoi se pandemia ka rënduar situatën në këto gjykata.

Po ashtu, ajo bëri me dije se e paprekur deri më tani nga koronavirusi është vetëm Gjykata në Gjirokastër. Mes të tjerash Lala tha se shumë gjyqtarë janë identifikuar të prekur me COVID-19, ndërsa të tjerë janë izoluar në pritje të marrjes së përgjigjes së tamponit.

Aktualisht do të mbahen vetëm seancat gjyqësore që janë emergjente.