Çka tha Edi Rama para një viti në Kukës për Thaçin e Rugovën

Kryeministri Edi Rama, para një viti, më 18 prill 2031, në Kukës, me rastin e hapjes së aeroportit ndërkombëtar, ka kujtuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që për momentin ndodhet në Hagë, po edhe ish-Presidentin Ibrahim Rugova.

I ndodhur në podiumin e aeroportit të Kukësit, ku u ul dhe avioni i parë, Rama tha se Thaçi i mungon shumë, duke e quajtur edhe vëlla.

“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush, më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj.

Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi.

Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i coja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaci dhe Rugova i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës,”- tha Rama ndër të tjera.