Çka u gjet në valixhen e dyshuar për mjet shpërthyes?

Policia e Kosovës ka kontrolluar valixhen e cila dyshohej që ka mjet eksplodues në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë, raporton Mediafokus.info.

Lajmi i mirë është se nuk ka rezultuar të ketë ndonjë mjet eksplodues, por vetëm rroba.

Kjo rrugë është bllokuar për qarkullim për më shumë se një orë, derisa vendi është siguruar nga zyrtarët policor. Më pas valixhja është kontrolluar nga zyrtarët e deminimit, ku janë përfshirë edhe qenët e njësisë speciale të Policisë./Mediafokus.info/