Ç`kuptim ka kodi 78 në patentë shoferin tuaj?

Nuk është njësoj të kesh një patentë shofer për ngasje të veturës me shpejtësi dhe në patentë për veturë me marsh automatik.

Dallimi kryesor qëndron te lloji i automjetit që lejohet të ngasë njëri ose shoferi tjetër.

Patenta për marsh automatik lejon drejtimin vetëm të veturave me marsh automatik, por jo edhe të atyre me  marsh manual.

Në patentë zakonisht shënohet një kod kufizues, p.sh. 78, që tregon se drejtuesi është i certifikuar vetëm për automjet me marsh automatik.

Kjo patentë merret nëse testi i vozitjes bëhet me veturë me marsh automatik.

Patenta për veturë me shpejtësi (marsh manual) lejon drejtimin si të veturave me marsh manual, ashtu edhe atyre me marsh automatik.

Merret kur testi i vozitjes kryhet me veturë me marsh manual. Është më e vlefshme, sepse lejon drejtimin e të dy llojeve të veturave.

Nëse ke mundësi dhe qëllim të ngasësh të dy llojet e veturave, është më mirë të bësh testin me marsh manual.

Kodi 78 në patentën e shoferit do të thotë: “Lejohet të drejtosh vetëm automjete me transmision automatik (marsh automatik).

Ku përdoret ky kod? Ky kod përdoret në rubrikën e kufizimeve të patentës së shoferit.

Nëse e ke kaluar testin praktik me një veturë me marsh automatik, atëherë në patentë shënohet kodi 78 për të treguar që nuk je i certifikuar për marsh manual.

Shembull: Nëse në patentën tënde, te rubrika 12, shkruan: AM/A1/A2/B1/B – 78 kjo do të thotë që për të gjitha këto kategori, mund të ngasësh vetëm vetura me marsh automatik.

Nëse dëshiron të heqësh këtë kufizim, duhet të japësh provimin praktik me një veturë me marsh manual, pastaj të përditësosh patentën. /Mediafokus