Çmendet bualli, plagos 7 persona

Një buall që i iku pronarit të tij, plagosi 7 persona në rrugët e qytetit Yulin, në Kinë.

Kafsha vraponte nëpër rrugë duke goditur kalimtarët, madje futej edhe nëpër dyqane, siç shihet nga kamerat e sigurisë.

Pas disa minutash, policia e rrethoi dhe e vrau buallin. Pronari i tij është kontaktuar dhe policia po heton ngjarjen.