“Çmendet” deti në Shqipëri, pushuesit ikin brenda hoteleve (Video)

Një stuhi e fuqishme ere ka përfshi bregdetin shqiptar të premten nga mesdita, duke bërë që valët të ngritën në disa metra.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, pushuesit i kanë braktisur plazhet, ku janë ngritur re pluhuri dhe janë futur në hotele.

Pronarët e hoteleve i kanë ulur çadrat e mëdha pranë bazeneve, për të mos i marrë era e fortë, me shpejtësi 28-33 km/h, apo për të mos i përplasur ato tek pushuesit.

Fotot që po shihni janë bërë sot në Spile, ku plazhet janë braktisur nga mesdita e tutje.

Në këtë resort sot kishin ardhur për pushimin e fundjavës edhe një grup i madh i punonjësve të RTK-së, por duket se nuk ishin me shumë fat./Mediafokus