Ai u përfshi në një debat të ashpër me Egli Takon, pasi në Prime u diskutua çështja e nishanit, gjë që nuk i pëlqeu Gjestit.

Konkurrenti i tha asaj se nuk duhej të ekzagjeronte e të fliste edhe me Danjën për këtë.

Pas kësaj, ata eskaluan në ofendime e duke ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit.

E në një tjetër bisedë me Rozana Radin, këngëtari pejan nervozohet aq shumë saqë e gjuajti edhe mikrofonin, duke thënë “s’kam ndjenja, s’kam ndjenja për Eglin”.

Duket se ka akoma paqartësi në lidhje me raportin mes tyre, edhe pse Gjesti e quajti ‘të dashur’, duke u përgjigjur në pyetjen e Ledionit “çka e ke ti Eglin”?.