“Çmendet” shqiptari, pas sherrit i pret fytin me gotë një personi

Sipas informacioneve të marra nga mediat spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Castellón.

Mësohet se shqiptari pas sherrit, ka sulmuar personin duke e lënë të gjakosur, ndërsa dëshmitarët janë tronditur nga pamjet e rënda.

Pas ngjarjes ai është larguar i qetë në këmbë, i mbuluar nga gjaku në duar e veshje, ndërsa pak kohë më vonë është arrestuar.

Pas arrestimit, ai u ka thënë efektivëve se “nuk kam bërë asgjë”.