Çmenduri: I riu i hidhet sipër peshkaqenit (Video)

Një djalë i ri ka bërë një veprim të çmendur duke iu hidhur në kurriz një peshkaqeni, ndërkohë që shokët e tij në varkë po e xhironin ngjarjen.

Videoja është xhiruar në Cohasset të Massachusetts, dhe tregon se si peshkaqeni i dytë më i madh në botë, që ushqehet vetëm me zooplankton, po i kalon grupit të shokëve shumë pranë varkës.

Në një moment, njëri prej tyre i hidhet sipër.

Peshkaqeni përpiqet të largohet shpejt, ndërsa njëri prej djemve dëgjohet të thotë: “Shoku, të preku me bisht”.

Videoja është bërë virale, por komentet që ka marrë kanë qenë shumica negative, me përdoruesit e internetit që kanë qortuar veprimin e të rinjve.

“Do të doja të kishte qenë një peshkaqen i bardhë. Ose provo t’i hidhesh ndonjë ariu herë tjetër”, shkruan një komentues.