Çmimet e derivateve rrezikojnë të lënë toka djerrë – bujku duhet të stimulohet
Kryetari i Sindikatës së Bujqëve të Kosovës, Tahir Tahiri në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se rritja e çmimeve të naftës ndikon edhe në rritjen e çmimeve të prodhimtarisë bujqësore.
Kjo ndikon negativisht, gjegjësisht ndikon që mos të ketë përfitime të mëdha, nganjëherë edhe kemi edhe humbje tek këto raste.
Mirëpo s’kemi çfarë të bëjmë, duhet të pajtohemi me fatin.
Bujku duhet të stimulohet në një farë forme, prej dikujt duhet të stimulohet, gjegjësisht të ndihmohet, të përkrahet në këtë telashe që i ka dalë.
Unë mendoj se këtu ka dhe duhet të kërkojmë edhe fajtorin. Fajtori numër një është që është problem global, do të thotë ka ndikuar kjo krizë e Iranit me Amerikën.
Mirëpo dikush duhet ta përkrahë në kuadër të shtetit vetë, qeverisë vetë dhe t’i ndihmojë bujkut që mos të prodhojë me humbje, mos të ketë telashe të mëdha”, tha Tahiri.
Ai tha se ndihma ad -hoc e qeverisë nuk është aspak e mirë, duke shtuar se pa naftë nuk ka prodhimtari bujqësore.

