Çmimet e derivateve u rritën me 9 cent brenda një jave
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çdo ditë publikon çmimin maksimal të lejuar për naftë, benzinë dhe gas.
Ditëve të fundit ka pasur rritje të çmimit të naftës.
Të dielën e kaluar një litër naftë ka qenë 1.70 euro, ndërsa dje ka qenë 1.79 euro.
Sa i përket benzinës, të dielën ka qenë 1.40 euro, ndërsa dje 1.41 euro.
Për këtë të diel, MINT ende nuk i ka publikuar çmimet.

