Çmimet e veturave në Gjermani kanë rënë përtokë
Në Gjermani kanë rënë dukshëm çmimet e veturave Diesel, kjo pasi shteti ka vendosur që nga vjeshta të mos lejojë këto vetura për shkak të emetimit të madh të gazrave, gjë që ndikon në ndotjen e ambientit.
Tre milionë automjete të tipit diesel janë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve, gjë e cila në kohë pandemie ka bërë që të ketë shumë pak të interesuar.
Blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova.
Në veturë Golf plus, tani atje kushton hiç më shumë se 2 mijë euro, ndërsa një Golf 4 vetëm 999 Euro.
Gjermania është duke eksportuar shumë makina në tregjet e Evropës Lindore dhe Juglindore.
Në Gjermani, vlerësohet se ka rreth 10 milionë vetura me naftë.
Ndalimi i qarkullimit të veturave me naftë, bërë për të luftuar ndotjen e ajrit, pritet të shkundë industrinë e automobilave.

