Çmimi i naftës po lëviz me shpejtësi ‘120 n’orë’
Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ka ndikuar shumë edhe në çmimin e naftës, i cili vijon të rritet pa u ndalur.
Sipas ekspertëve, një fuçi nafte bruto në bursë arriti shifrat 140 dollarë, shumë pranë rekordit të vitit 2008, ku një fuçi arriti 147 dollarë.
Menjëherë pas hapjes së bursës, indeksi kërceu në 139,13 dollarë, përpara se të binte në 130,45 dollarë, me një rritje prej 10,44%, në sfondin e tensioneve për konfliktin në Ukrainë.

