Covax shpreson të shpërndajë mbi 250 milionë doza të vaksinave
Në gjashtë deri tetë javët e ardhshme sistemi Covax po i pret edhe të 250 milionë doza të vaksinës Covid-19 të siguruara nga dhuruesit e ndryshëm me qëllim që ato të dhurohen mandej në vende të pazhvilluara, njoftojnë sot mediat zvicerane duke iu referuar lajmeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Covax, i cili është i licensuar në ato shtete ose territore për të marrë vaksina falas të financuara nga shtetet më të pasura, ka shpërndarë deri më tani 152 milion doza deri në 137 shtete e territore ku bënte pjesë edhe Kosova.
«Kërkesa globale për vaksina tejkalon linjën se sa mund të ofrohen ato duke lënë miliona njerëz, më të prekshmit, të pambrojtur, edhe pse vetëm vaksinimi sa më i gjerë në të gjithë botën është i vetmi, mbrojtësi më i mirë, përballë varianteve të reja», ka thënë sot Seth Berkley, kreu i Aleanca e vaksinave (Gavi)./MLH

