Covid-19: Asnjë i vdekur, 14 raste të reja
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitiv me Covid 14 raste.
Nga 1.823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540 .
Në total numri i rasteve aktive është 428.

