COVID-19, Gjilani po i pret rezulatet për numër rekord të mostrave

Në Gjilan janë shënuar 16 raste të reja me COVID-19, raporton Mediafokus.info. Por, Gjilani po e pret një numër rekord të mostrave – fiks 160.

Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i kësaj Komune, Arbër Ismajli, në mbledhjen e mëngjesit me Komitetin për menaxhimin e përhapjes së pandemisë.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19, është kjo: 1187 raste pozitive në total, 998 të shëruar, 140 raste aktive, 49 të vdekur, 13 në hospitalizim dhe 160 mostra në pritje./Mediafokus.info/