Covid-19 ka marrë mbi 5 milionë jetë deri tani

Numri i jetëve të humbura nga Covid-19, në të gjithë botën, që prej kur ka filluar epidemia, i ka tejkaluar 5 milionë.

Shifra është konfirmuar nga universiteti amerikan “Johns Hopkins”, që ka regjistruar të dhënat që prej nisjes së pandemisë.

Bilanci më i rëndë i vdekjeve vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 766 mijë, më pas ndjekin Brazili dhe India.

Sa i përket rasteve, në të gjithë botën janë infektuar mbi 246 milionë persona. Aktualisht janë administruar rreth 7 miliardë doza të vaksinave anti-Covid.