COVID-19 merr 6 jetë vetëm në Ferizaj e Prizren
Gjatë 24 orëve të fundit, virusi mori 8 jetë të tjera në Kosovë. Numri më i madh i të vdekurve u shënua në Ferizaj dhe Prizren, nga tre persona, derisa dy të tjerët janë nga Prishtina e Podujeva.
Personat e vdekur gjatë 24 orëve të fundit, i përkasin moshës nga 57 deri në 88 vjeç.
57-vjeçari ishte nga Ferizaj, ndërsa 88 vjeçari nga Prishtina. Personat tjerë të vdekur me COVID-19 janë të moshave 65, 74, 77, 79, 86 vjeçe.
Në Ferizaj janë raportuar 25 raste pozitive, të konfirmuara brenda 24 orëve, në Prizren – 9, Prishtinë – 276, Podujevë – 34 raste.
Rastet tjera të konfirmuara nga IKSHP janë nga këto komuna: Gjilan 35 raste, Mitrovicë 34 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Viti 18 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 12 raste, Klinë 11 raste, Lipjan 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kllokot, Malishevë dhe Shtime.

