COVID-19 merr nëntë jetë tjera sot në Kosovë
COVID-19 ka marr edhe nëntë jetë tjera sot në Kosovë, ndërkohë janë regjistruar shumë raste pozitive, transmeton Mediafokus.info.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.626 mostra dhe 546 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2.
Numri total i rasteve pozitive është 21.545, ndërsa kanë vdekur 714 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 107 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 15.829. Raste aktive janë 5.002.
Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 286, Gjakovë 37, Fushë Kosovë 31, Prizren 28, Ferizaj 27, Gjilan 17, Lipjan 15, Obiliq 12, Rahovec 12, Vushtrri 12, Pejë 11, Deçan 10, Drenas 9, Malishevë 8, Suharekë 6, Mitrovicë 4, Shtime 4, Istog 3, Klinë 3, Podujevë 3, Skenderaj 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.

