COVID-19 merr një jetë tjetër në Kosovë

Një person ka humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërkohë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja.

Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë kësaj kohe janë shëruar 33 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 207.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273.468 raste me COVID-19 dhe prej tyre 3212 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 270.049 qytetarë.