Covid 19 mori tetë jetë tjera në Kosovë në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë e humbën betejën me virusin edhe tetë (8) persona të tjerë, duke e quar në 185 numrin e të vdekurve nga Covid 19.

Ndërkohë, nga 404 mostra të testuara gjatë këtij 24 orëshi, pozitivë kanë rezultuar edhe 276 raste.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 7.413.

Kosova po vazhdon ta paguajë çmimin e moskujdesit të mjaftueshëm nga virusi vrastar, çdo ditë me nga 6-8 të vdekur./mediafokus. info