Covid-19 ‘pushton’ Illinois-in

Varësisht se rrugët, shëtitoret, lokalet dhe shtëpitë janë stolisur aq bukur për festat e fundvitit, Illinois po kalon ditë të vështira nga rastet e shumta të infektimit me COVID-19.

ABC 7 ka lajmeruar se mbi 70% e popullatës në këtë shtet janë të vaksinuar.

Pavarësisht kësaj, COVID-19 po rikthehet fuqishëm përmes variantit Omicron. Vetëm sot në Illinois janë raportuar 18.942 raste te reja, 78 vdekje.

Ky është numri më i lartë i rasteve brenda 24 orëve të fundit, që kur është shpallur gjendja pandemike.

77246 raste me COVID-19 janë raportuar nga e premtja e javës së kaluar si dhe 318 vdekje./Mediafokus.info