COVID-19: Tre të vdekur, 426 raste pozitive
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar për COVID-19 gjithsej 3.454 mostra, 426 prej të cilave rezultuan pozitive, shkruan Mediafokus.info
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë (81 vjeç), Prishtinë (59 vjeç), Prizren (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 68.777 nga 303.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.595 të vdekur.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 205 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 59.643, kurse numri i rasteve aktive është 7.539.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 172 raste, Pejë 36, Gjakovë 32, Ferizaj 27, Gjilan 26, Mitrovicë 20, Fushë-Kosovë 13, Prizren 13, Lipjan 9, Rahovec 9, Deçan 8, Podujevë 8, Vushtrri 8, Kamenicë 6, Shtime 6, Viti 6, Drenas 5, Istog 5, Graçanicë 3, Kaçanik 3, Obiliq 3, Klinë 2, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Malishevë dhe Suharekë.

