Covid: 4 raste pozitive, 8 të shëruar, asnjë i vdekur

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, brenda 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Nga 1.058 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.548.

Në total numri i rasteve aktive është 424.