COVID: 4 të vdekur, 137 të shëruar

57 raste të reja, katër të vdekur dhe 137 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në luftën me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 678 mostra, prej të cilave 57 kanë rezultuar pozitive. Gjatë këtij 24 orëshi janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga Spitali Rajonal Prizren dhe 1 rast nga Spitali Rajonal Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 14.939, nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 12.325, kurse numri i rasteve aktive është 2.003.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik. /Mediafokus.info