COVID: 5 të vdekur në Shqipëri, 13 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1440 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 172 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 190 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkaq në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 101 raste të reja me koronavirus, nga 1,299 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19.

Gjithashtu, nëpërmjet sistemit janë paraqitur edhe 4 raste që kanë humbur jetën në periudhën prej 29.11.2021 deri 04.12.2021.

Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 393 pacientë të shëruar.