Covid i merr jetën deputetit shqiptar që po kurohej në Turqi
Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello. Mësohet se ish-deputeti ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi.
Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë deri ne vitin 2013.
Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle thote se ky është një lajm i trishtë dhe i pabesueshëm.
“LAJM I MESNATES!!! Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi...”, shkruan Dokle ne Facebook.

