Covid i mori jetën edhe fëmijës 1-vjeçar

Në mesin e 4 viktimave të COVID-19, sot është edhe një 1-vjecar nga Prishtina. Fatkeqësisht edhe njëri nga të vdekurit tjerë, është i moshës relativisht të re, 42 vjecar nga Podujeva.

Nga Zyra për Informim të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës kanë thënë se fëmija 1-vjecar në Klinikën e Pediatrisë u pranua 30 prill dhe që nga ajo datë ishte duke u trajtuar për Covid-19. Nuk dihet nëse ka pasur sëmundje shoqëruese.

“Zyra për media e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ju konfirmon bazuar në njoftimin  e Klinikës së Pediatrisë, se në mesnatë rreth orës 02:30, të datës 06.05.2021 është raportuar për një vdekje të një fëmije i konfirmuar me Covid-19 Fëmija M. Xh. i lindur më vitin 2020 -M, ishte pranuar në klinikën e Pediatrisë me datë 30 prill 2021, fillimisht si i dyshuar pastaj me datë 05.05.2021 i konfirmuar me Covid-19, dhe përkundër përkujdesit maksimal nga stafi mjekësor, fëmija nuk ka arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigje.