Covid merr një jetë, 21 raste dalin pozitive
Një i vdekur dhe 21 raste pozitive me Covid janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386.
Në total numri i rasteve aktive është 445.
Viktima e sotme është një 80 vjeçar nga Skenderaj.

