COVID: OBSH ka frikë nga vdekja edhe e 236,000 njerëzve tjerë në Kontinetin e Vjetër deri më 1 dhjetor
Raporti i fundit i Zyrës federale të shëndetit publik tregon se 6,809 raste të reja janë regjistruar në 72 orët e fundit Zvicër. Janë regjistruar 19 vdekje shtesë dhe 117 pacientë u shtruan në spital.
Gjithsej janë 18,458 raste të konfirmuara nga 28 gushti deri më 4 shtator, që paraqet një rritje prej 1.9% në krahasim me 7 ditët e mëparshme.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 36 vdekje të lidhura me Covid.
Në kantonin e Gjenevës, sipas raportit të ZFSHP janë regjistruar 319 raste të reja në 72 orët e fundit. Disa nga këto raste datojnë nga ditët e mëparshme.
Gjithsej janë 881 raste të konfirmuara që u regjistruan nga 28 gushti deri më 4 shtator, duke shënaur një rënie prej 17.2% nga 7 ditët e mëparshme.
Tani, 52.3% e popullsisë së Gjenevës është e vaksinuar. Në javën e fundit numri i të vaksinuarve është dyfishuar sipas TDG. 10,320 doza vaksine janë administruar gjatë shtatë ditëve të fundit, ose 15.3% më shumë se 7 ditët e mëparshme.
Gjithsej dje ishin 28 persona pozitivë me Covid, të cilët u shtruan në spital, përfshirë 16 pacientë në kujdes intensiv. Këto shifra duhet të interpretohen me kujdes për shkak të nën-raportimit dhe vonesave.
Sa i përket shifarve në nivel botëror, sipas statistikave te dates 5 shtator 2021 të OBSH, virusi Covid-19 ka prekur 219,418,247 persona (+42,308) raste të konfirmuara dhe janë gjithsej 4,567,385 viktima në të gjithë botën.
Ndërkaq në Evropë janë regjistruar 1.3 milion vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Organizata Botërore e Shëndetit ka frikë nga vdekja edhe e 236,000 njerëzve të tjerë në Kontinentin e Vjetër, deri më 1 dhjetor 2021./MLH

