Covid shkatërroi veshkat/ Morën antibiotikë gjatë pandemisë, 1 në 7 persona të prekur
Shqiptarët në shumicën e rasteve e kuruan Covid 19 më atnibiotike e kjo u la pasoja në veshka. Mjekët nefrologe thonë se numri i të sëmurëve është rritur pas pandemisë.
Ata këshillojnë kryerjen e vizitave të vazhdueshme, pasi dhe kurat janë të shtrenjta si të tumoreve.
1 në 7 persona të rritur në shqipëri vujanë nga sëmundjet e veshkave.
Mjekja nefrologe Marsida Duli thotë se çdo vit e më shumë është vënë re një shtim i pacientëve me këto probleme.
“1 në 7 të rritur vuajnë nga sëmundjet renale kronike, shifra këto në rritje që rrezikojnë të kthehen shumë shpejt në një epidemi të sëmundjeve të veshkave. Përllogaritet që në 2040 vdekshmëria nga sëmundjet e veshkave të renditet e pesta në renditjen botërore të vdekshmërisë,” tha mjekja.
Pandemia Covid, është ajo që ndikoi edhe më shumë në rritjen e këtyre rasteve, nga neglizhenca e vetë pacientëve, por edhe nga përdorimi i kurave për trajtimin e virusit SARS Cov 2.
“Edhe pacientët që u prekën nga Covid 19 prej terapive me antibiotik, ndikuan në dëmtimin e veshkave,” tha ajo.
Trajtimi i sëmundjes së veshkave, është njësoj i shtrenjtë me kurimin e disa turmoreve së bashku, e nëse nuk kapet në kohë rrezikon jetën.
“Kostoja e trajtimit është e barabartë me trajtimine kancerit të mushkërisë, lëkurës sëbashku. Nga sëmundjet e veshkave mund të preken çdo moshë, por më të rrezikuar janë ato mosha që bashkëshoqërohen dhe me sëmundje të tjera,” tha ajo.
Një dietë e mirë dhe një jetë aktive janë dy nga hapat me të rëndësishëm për të parandaluar dhe sëmundjet e aparatit urinar.
Mjekët nefrolog këshillojnë vizita periudike për ti paraprirë përkeqësimit./oranews/

