Çun Lajçi i shkruan Gjestit: Ti s’deshte t’ikësh, s’deshte ta lëshë Eglën picërrake mes gjarpërinjësh…

Gjesti

Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për t’bukurën, për t’pa arritshëm, për jetën përtej mureve, tej grilave, dëshirën për ta vënë në sprovë vetveten dhe për tu ballafaquar me forcën që tejkalon forcën tënde!

Unë ta kuptova dëshirën e mbrëmjes se 26 shkurtit!

Jo!

Ti s’deshe t’ikësh, s’deshe ta lësh Eglën picërrake mes gjarpërinjsh, ti vetëm deshe ti tregosh asaj se cjapi i egër ngjitet shkëmbit për ti këputur karafilat që mbijnë plasave të gurit!

Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh Dukagjini!

Ti e shikove fushën përtej murit dhe u binde sa i madh je!

Duro vetëm edhe pak, se erdhi pranvera për ty e dashuria për Eglën do t’bahet e madhe, madje më e madhe se zemrën që ke!