Çuni pyet: Kush asht vrasësi e mashtruesi bre Nasim, se plasa!

Aktori Çun Lajçi nuk po pajtohet assesi me ato që po thotë Nasim Haradinaj. Ai e ka pyetur Nasim kush është vrasësi e mashtruesi në Kosovë se plasa!

Ky është postimi i plotë i Çunit:

Ju që zgërdhihi mbi varret Kush asht vrasësi e mashtruesi bre Nasim, se plasa dëshmorëve, kinse po i kjani, e para ekraneve flisni si të ndritun, m’kallxoni: Kush asht mashtrues e kush vrasës?

Ju me shtëpiat milionshe n’lagjet përiferike t’Prishtinës, me restorante, hotele, pompa derivatësh, terminale, toka mija hektarësh, miliona euro bankash!

Me vetura te shtrenjta e garderoba firmash!

Ju t’bordeve me rroga mija eurosh, me dashnorë e dashnore, m’kallxoni cili asht rrenci, vrasësi, hajni, mashtruesi, mbasi s’qenki ju që fituet n’gjakun e shokëve tuaj, n’kurrizin e popullit tuaj, n’emnin e luftës e t’atdheut!

Ju që Kosovën e rrjepet n’emnin e dashnisë, lirisë, titujve pa diploma!

Ju analfabetë që e flliqet namin e UÇK-së së lavdishme,tue i hudhë armët e tue vrapua t’uzurponi tokën ujin e ajrin!

Kallxoni, mbasi po e dini kush asht vrasës e kush mashtrues, që ta përqafoj, ta dua, t’shkoj mbas tij e t’i besoj ma shumë se juve, sepse ai sigurisht do t’jetë pak ma i mirë se ju!

T’pakten ai do t’me lejojë t’ha edhe unë pak nga buka e këtij trolli, se nuk vdiqëm, po COFEM!!!