Daja gjendet i vdekur në banesë pas raportimit të mbesës se nuk po mund ta kontaktonte atë

Një person në Fushë Kosovë është gjetur i vdekur në banesën e tij, ku jetonte i vetëm.

Rastin e ka paraqitur në polici mbesa e tij e cila ka thënë se prej 12 janarit nuk po mund ta kontaktonte dajën.

Rasti po hetohet nga policia.

Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 12-13.01.2023 – 13:00-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull kosovar) i cili jeton i vetëm në banesë. Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim)