Daka i drejtohet Avokatit të Popullit, kërkon që ankesa për shkarkimin e saj të dërgohet në Kushtetuese

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ka dërguar sot një kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani.

Daka para mediave tha se kjo kërkesë është bërë sepse, sipas saj, arsyetimet për shkarkimin e saj kanë qenë të pabaza.

“Arsyetimet nuk kanë pasur bazë dhe kanë qenë të pavërteta, presim që do të veprojë Avokati i Popullit dhe i njëjtit në afat ligjor prej gjashtë muaj do ta dërgojë lëndën në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi ajo.

Ndër të tjera ajo tha se gjatë kohës sa ajo ishte kryetare e KQZ-së të gjitha vendimet janë marrë në mënyrë kolegjiale.