Daka tregon se a do të mbahen zgjedhjet në Podujevë

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, as pas konfirmimit të dy rasteve të infektimit me Coronavirus, ka deklaruar se nuk kanë marrë vendim për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

“Fatkeqësisht u konfirmuan dy raste me Coronavirus. Pas konfirmimit të dy rasteve, do të takohemi nesër, do ta shqyrtojmë dhe do të marrim vendim për qytetarët e Podujevës”, ka thënë Daka për Klan Kosova, transmeton Mediafokus.info.

“Unë mendoj se zgjedhjet duhet të mbahen sepse njëri rast është nga Vitia e tjetri nga Gjakova…”, ka shtuar Daka./Mediafokus.info/